Veliu takoi drejtorin e Përgjithshëm të KEDS-it, flasin për siguri


Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, priti në takim drejtorin e Përgjithshëm të KEDS-it, Alper Erbas, me të cilin diskutuan për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë.

Veliu theksoi se siguria e përgjithshme në Kosovë, ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe në klimën e të bërit biznes në Kosovë dhe prurjen e investitorëve të huaj.

Ai tha se institucionet e sigurisë janë duke bërë punë të shkëlqyer për të garantuar secilin investitor në Kosovë.

Po ashtu u vlerësua bashkëpunimi i mirë në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KEDS-it dhe u premtua që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen në veçanti edhe me Agjencionin e Menaxhimit Emergjent, për evidentimin e avarive të ndryshme dhe dëmtimet që mund të shkaktohen nga energjia elektrike.