Të hënën u shënuan edhe 142 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 5 mijë e 877.
IKSHPK-ja konfirmoi se janë shëruar edhe 101 persona, teksa numri i të shëruarve ka shkuar në 3 mijë e 69. Kurse raste aktive janë 2 mijë e 669.
Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë ka shkuar në 139.
101 TË SHËRUAR DHE 142 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 485 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 142 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive është 5.877 raste nga 31.541 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 139 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 101 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.069 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.669.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 47 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Klinë, Malishevë, Shtime dhe Zveçan.