Molliqaj: Vetëvendosje i është gëzuar faktit se Gjykata Speciale po vepron

Kryetari i PSD’së Dardan Molliqaj thotë se kryetari i VV’së Albin Kurti dhe partia e tij i janë gëzuar funksionalizimit të Gjykatës Speciale. 

“Kanë qene evidente rastet kur njerëzit janë gëzu ose duke e shpreh gëzimin ose duke mos e shpreh qëndrimin politik kundër kësaj Gjykate e që janë parti politike të cilat të gjitha i dijmë… Unë besoj, kjo mund të jetë e gabuar por, i ka pri Vetëvendosje kësaj radhe:, tha Molliqaj në RTV Dukagjini.

“Unë mendoj se iu kanë gëzu faktit që Gjykata Speciale po funksionalizohet dhe po vepron”, shtoi ai.

“Sipas bindjes sonë të thellë sot të gjithë ata të cilët i takojnë linjës që Jugosllavia kishte sene shumë të mira në një periudhë të caktuar, se kishte njëfar mirëqenie dhe zhvillimi dhe u dasht të prishej sepse erdh një xhelat, diktator, një tiran… të cilët nuk janë vetëm vendor, ka edhe ndërkombëtar, dhe këtu ndahen edhe linjat ndërkombëtare në raport me Kosovën …sot në mënyrë dikush të heshtur e dikush të hapur i gëzohet Gjykatës Speciale. Nuk është gëzimi i reduktuar vetëm në rastin e pazareve ose rivaliteteve ditore politike …gëzimi është më shumë i rrymave më të thella ndonëse shpërfaqet ndonjëherë në vrazhdësinë e saj në aktualitetin politik…Ata të cilët besojnë se bashkëjetesa edhe ka qenë e mundur sikurse mos të ishte Millosheviqi, ata që e besojnë këtë rrymë politike ata të cilët e shpjegojnë çlirimin e Kosovës si pasojë e keqqeverisjes së Millosheviqit ata janë edhe vendor edhe ndërkombëtar…”, tha Molliqaj.