Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha ka takuar sot zyrtarët e lartë të LDK-së, Lutfi Hazirin dhe Agim Veliun, ku kanë biseduar për situatën politike në vend dhe gjendjen aktuale lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID19.
Përmes një postimi në Facebook, ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, e ka falënderuar Bashën për bashkëpunim.
“Bashën e falënderova për bashkëpunimin tonë shumëvjeçar, për faktin se dy partitë tona kanë orientim ideologjik të njëjtë dhe janë pjesë e Partive Popullore Evropiane. Gjatë takimit diskutuam edhe për pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për bashkëpunimin e mëtutjeshëm në zhvillimin e të dyja vendeve”, thuhet në postimin e Veliut.
Të pranishëm në takim ishin edhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami dhe ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi.