Vrasja e rëndë në Fushë Kosovë, dyshohet që djali ia ka prerë kokën babait me sëpatë

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në Fushë Kosovë.

Dyshimet e para janë se djali ia ka prerë kokën prindit me sëpatë, megjithatë, këto informacione deri më tani nuk i kanë konfirmuar në polici dhe prokurori.

“Me datë 20.07.2020 rreth orës 16:50 Policia ka pranuar një informatë se në Fushë Kosovë ka ndodhur një vrasje. Për rreth 5 minuta njesitë policore kanë arritur ne vendin e ngjarjes, ku edhe kanë arrit te arrestojnë një person të dyshuar. Njësitet relevante kanë dalur ne lokacion dhe hetime të mëtejme janë në proces për tê sqaruar rrethanat tjera të rastit”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha për Gazetën Express.