303 të prekur me koronavirus po trajtohen nëpër spitale, 38 në gjendje të rënduar


303 pacientë të infektuar me koronavirus janë duke u trajtuar aktualisht në Qendrën Klinike Universitare dhe spitalet e tjera të vendit. Prej tyre, 38 janë në gjendje të rënduar.

Lajmin e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar, Valbon Krasniqi, i cili ka shpalosur raportin 24 orësh për trajtimin e rasteve të dyshuara dhe konfirmuara me Covid-19.

 “Në spitalet tona rajonale dhe në QKUK momentalisht janë duke u trajtuar 564 pacientë të hospitalizuar, prej tyre 303 janë të konfirmuar me koronavirus, ndërsa të tjerët në pritje të rezultateve”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka folur edhe për gjendjen e të infektuarve, duke thënë se 38 prej tyre janë në gjendje të rënduar.

“Nga këta pacientë 38 prej tyre janë në gjendje të rënduar shëndetësore, ku janë të kyçur në respiratorë, 14 janë të intubuar, ndërsa 24 janë me metodat tjera joinvazive të kyçur në respiratorë”, ka deklaruar ai.