Rrezik nga koronavirusi, radhë të gjata pa distancë te Qendra e Regjistrimit në Prishtinë (Foto)

Janë rikthyer radhët e gjata te Qendra e Regjistrimit Civil të Kosovës.

Radhë të gjata janë krijuar te Qendra e Regjistrimit Civil të Kosovës, kështu duke u rrezikuar edhe shëndeti i qytetarëve pasi nuk respektohet distanca.

Për dallim nga herët e tjera, një pjesë e qytetarëve kanë vendosur maska, por ngjashëm nuk po veprojnë edhe me mbajtjen e distancës.

Kjo gjë vërtetohet në fotografitë që lexuesit kanë dërguar në adresë të Lajmi.net. /Lajmi.net/