Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar për 142 rastet e reja me koronavirus.
Përsëri edhe sot me numrin më të madh të infektuarve prinë Prishtina.
“Këto raste vijnë nga disa komuna të Kosovës, ku prin Prishtina 47 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Klinë, Malishevë, Shtime dhe Zveçan”, ka njoftuar IKSHPK-ja.