Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka drejtuar tek ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, rekomandimet rreth diagnostikimit klinik të rasteve me Covid-19 nga mjekët familjarë në Qendrat e Mjekësisë Familjare.
“Duke pasur parasysh situatën epidemiologjike me COVID-19, në situatën emergjente në të cilën gjendemi, Task Forca e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës me kujdes të veçantë bën këto rekomandime”, thuhet në njoftim.
Sipas rekomandimeve të IKSHPK-së mjekët familjarë në QKMF në Kosovë mund të diagnostikojnë Covid-19 si diagnozë klinike, njofton Klan Kosova
Po ashtu të njëjtit nëse dikush ka simptome të Covid-19, mjekët familjar duhet të diagnostikojnë Covid-19 pa testim (kjo quhet diagnozë klinike e mundshme apo e dyshimtë) dhe t’i thonë atij individi që të vetë-izolohet për 14 ditë në të njëjtën mënyrë siç do të ishte izoluar po të kishte dalë pozitiv pas testimit laboratorik.
Klan Kosova ka siguruar rekomandimet e IKSHPK-së drejtuar MSh-së.