Ish- kryeministri i vendit, Albin Kurti ka publikuar një deklaratë të presidentit të Serbisë, ku ai kishte deklaruara se “Ju bombardoni, vrisni një serb e ne do të vrasim 100 myslimanë”.
Ai ka publikuar edhenjë video tjetër, ku shihet njësiti serb ‘Shkorpionët’, pjesëtarët e të cilit pushkatojnë në Srebrenicë boshnjakë civilë, të mitur e me duar të lidhura pas shpinës.“Gati katër vjet më vonë, më 28 mars 1999, i njëjti njësit serb ‘Shkorpionët’ do të pushkatojë familjet Bogujevci dhe Duriqi në Podujevë”, ka shkruar Kurti.
Postimi i plotë i Kurtit:
Sot, më 20 korrik 2020, bëhen 25 vjet nga deklarata famëkeqe e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, atëbotë deputet i partisë së Sheshelit: “Ju bombardoni, vrisni një serb e ne do të vrasim 100 myslimanë. E ta shohim pastaj se a guxon bashkësia ndërkombëtare apo kushdo tjetër të godasë mbi pozicionet serbe, a mund të sillen ashtu me popullin serb.” Videoja 14 sekondëshe e kësaj pjese të fjalimit:
Ndërkaq në videon tjetër gjashtë minutëshe shihet njësiti serb ‘Shkorpionët’, pjesëtarët e të cilit pushkatojnë në Srebrenicë boshnjakë civilë, të mitur e me duar të lidhura pas shpinës. Kjo ngjan nëntë ditë para deklaratës së lartëpërmendur të Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë. Pra, vriten jo 100, por mbi 8.000 myslimanë, më 10 dhe 11 korrik 1995, e nëntë ditë më vonë Vuçiqi bëri atë deklaratë. Më 23 maj 2005, znj. Natasha Kandiq ia ka dhënë prokurorisë për krime lufte në Serbi dhe asaj në Hagë këtë video.