Lumir Abdixhiku shërohet nga koronavirusi

Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ai dhe bashkëshortja e tij, janë shëruar nga koronavirusi.

Me anë të një postimi në profilin e tij, në rrjetin social Facebook, ka treguar se së bashku me bashkëshorten e tij, nga sot janë futur në mesin e personave të shëruar në Kosovë, nga koronavirusi.

“E kaluam edhe këtë. Sapo u njoftuam nga IKSHPK-ja, se jemi në mesin e të shëruarve të sotëm në Kosovë”.

“Kështu, ngadalë e më në fund, po i kthehemi normalitetit. Faleminderit secilit për kujdesin e treguar në gjithë këtë kohë. Na e bëtë përballjen shumë më të lehtë”, shkruan Abdixhiku.