Ekipi nga Suhareka, FC Ballkani është njëri nga ekipet më në formë të Superligës.
Ata janë në garë për titullin e kampionit, ku i duhet të fitojë dy ndeshjet e mbetura për tu shpallur kampion, kurse gjithashtu janë në finale të kupës, ku do të ndeshen me Prishtinën.
Që nga rikthimi i futbollit pas pandemisë, Ballkani nuk di për humbje, shkruan Gazeta Sinjali.
Ekipi i Ismet Munishit ka zhvilluar 11 ndeshje, prej të cilave ka shënuar 5 fitore dhe 6 barazime.
Dy prej barazimeve kanë ardhur nga ndeshjet gjysmëfinale të Kupës ndaj Feronikelit.