Hoti flet për qëllimin e dialogut dhe sjelljen e tij me Vuçiqin

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se e kanë rifilluar dialogun me Serbinë pas 20 muajve.

Sipas Hotit, kryefjalë e takimit ka qenë njohja reciproke dhe normalizimi i raporteve.

Sa i përket akuzave që iu kanë bërë Hotit në raport me sjelljen e tij me Vuçiqin, ai ka thënë se janë interpretime të secilit.

“Ne kemi filluar këtë proces pas 20 muajve, me rekomandime të partnerëve tanë ndërkombëtarë. Kemi dialogu me BE-në dhe partnerët për të arrirë një marrëveshje përfundimtare, e cila kryefjalë ka njohjen reciproke dhe normalizimin e raporteve. Interpretimi i mediave se si kemi hyrë në takim është çështje e gazetarëve dhe qytetarëve se si interpretohet”, ka thënë Hoti.

Hoti tutje ka shtuar se me Serbinë do të dialogojnë  për mbylljen e të gjitha çështjeve.

“Ne hyjmë në këtë proces jo për të normalizuar vijat e autobusëve. Janë të rëndësishme, por pas 9 vjetëve dialog, ne duhet të dialogojmë për mbyllje të gjitha çështjeve që kemi me Serbinë. Normalizimi i vetëm vjen vetëm me njohje reciproke”.