Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka ateruar në Aeroportin Ndërkombëtarë të Tiranës.
Kështu bëjnë me dije burime të Klan Kosovës, ndërsa shtojnë se Hashim Thaçi tashmë është nisur për në Kosovë.
Presidenti Hashim Thaçi mbrëmë, pas katër ditëve, e ka përfunduar intervistimin në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Thaçi është intervistuar nga prokurorët e kësaj zyre tri ditë nga gjashtë orë, derisa dje ky proces ka zgjatur më shumë se shtatë orë.