Shqiptarët në Maqedoni të Veriut për herë të parë fitojnë 33 deputetë në Kuvend

Për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, paritë shqiptare kanë fituar 33 mandate në Kuvend.

Ka disa palë zgjedhje që garojnë.

Por, për herë të parë partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, kanë arritur të fitojnë 33 ulëse në Kuvend.

Më së shumit deputet ka fituar Bashkimi Demokratit për Integrim, të cilën e drejton Ali Ahmeti.

Kjo parti ka  fituar 15 mandate.

Pas saj me 12 deputet rendite koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, të cilën e kryeson Zijadin Sela.

Ndërkohë, katër ulëse në kuvend ka fituar edhe Lëvizja Besa, që hyri në koalicion me LSDM-në.

E një deputet ka fituar edhe Partia Demokratike Shqiptare,  që udhëhiqet nga Menduh Thaci.

Ndërkohë, suksesi i këtyre zgjedhjeve po shihet si pozicion i mirë i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Sipas profesorit Nuri Bexhetit kjo situatë  ka ardhur për shkak se shqiptarët atje kanë rritur potencialin e tyre. Sipas tij tashmë qeveria e re me patjetër do të varet nga shqiptarët.

Nga certifikimi i rezultateve fillon rrjedhja e afateve kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, me të edhe bisedimet për koalicione.

Ndërkohë, zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut i ka fituar LSDM e Zoran Zaevit.