Pas duetit me Faydee, këngëtarja dhe prezantuesja e njohur nga Shqipëria, Luana Vjollca sërish ka vendosur që të bashkojë forcat me një artist.
Luana kësaj radhe do të bashkëpunojë për projektin e ri muzikor me artistin latin, Jay Santos.
Lajmin e ka konfirmuar vet Santos nëpërmjet një fotografie të postuar në llogarinë e tij në Instagram, ndërsa kënga do të mbajë titullin “XXX”.
“Faleminderit @philippplein së shpejti “XXX” me t vetmen @luanavjollca”, ka shkruar Santos sipër fotografisë së shkrepur në Tiranë.
Kujtojmë se Luana Vjollca ka bashkëpunuar me artistin Faydee për këngën “Yalla Habibi”, e cila u prit mjaft mirë nga publiku.