Policia gjatë ditës së djeshme me urdhër të gjykatës ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit nga Vushtrria.
Gjatë bastisjes, policia në oborr ka gjetur tri bimë të ndryshme të dyshuara të llojit Kanabis Sativa me gjatësi nga 0.50 cm deri 0.70 cm.
Dëshmitë janë fotografuar dhe sekuestruar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt.