Ali Ahmeti: Shqiponjat u kthyen në fole

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, pas përfundimit të procesit zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se ata kanë qenë fitues absolut.

“Jemi më të përgatitur në këto hapësira, dhe unë besoj se votuesit kurrë për jetë nuk do të zhgënjehen”.

“Unë në emër të gjithë bashkëpunëtorëve që i kam i falënderoj për punën dhe për mundësinë që mu dha që unë të kumtojë lajmin më të mirë”.

“Jemi fitues absolut në të gjitha zonat ku kemi garuar. Në këto zgjedhje BDI ka siguruar mbi 100 mijë vota”.