Deputeti i LDK-së, Shkumbin Gashi, është deputeti i radhës nga LDK që është infektuar me koronavirus.
“Ju njoftoj se që nga e hëna jam veteizolaur me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit pasi që kam dyshuar pas disa kontakteve që kam pasur. Dhe jo që kam pasur ndonjë shenjë apo simptomë të virusit”, është shprehur Gashi, transmeton Klan Kosova.
“Pasi që kam rezultuar pozitiv, vazhdoj të jem i vetizoluar prapë pa shenja apo simptoma të këtij virusi tinëzar”.