119 raste të reja me koronavirus në Kosovë

119 të prekur me COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Këto raste kanë dalë nga 420 mostra të kryera.

Numri i përgjithshëm i të prekurve tash në Kosovë është 5.237. Ndërkohë, deri më tash kanë vdekur 112 persona të prekur me koroonavrius

2663 raste janë ende aktive, kurse 92 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot kanë mbajtrur konferencë të përbashkët, ku kanë zbuluar numrin e të infekturave, të vdekurve si pasojë e koronavirusit dhe të shëruarve.

Tash e tutje, zbulimi i rasteve do të bëhet çdo ditë në orën 15:00 përmes konferencave të rregullta.

“Kemi vendosur që të ndryshojmë kohën e transmetimit të rezultateve. Në orën 15:00 çdo ditë do të transmetohen. Kjo, qytetarët i kursen nga pritja e kurreshtja dhe u jep mundësi profesionistëve të punojnë pa presion. Në baza ditore do të tregohen edhe të dhënat e pacientëve që janë të shtrirë në QKUK e në spitale”, ka thënë ministri Zemaj.