Gjasula afër transferimit te Hamburgu

Mesfushori i Shqipërisë, Klaus Gjasula, është afër transferimit te klubi i Bundesligës 2 të Gjermanisë, Hamburgu, raporton “Sport1.de”.

Gjasulës 30-vjeçar i ka skaduar kontrata me Paderbornin dhe ai është lojtar i lirë. Raportohet se ai ka firmosur kontratë dyvjeçare me Hamburgun. Për të ishte interesuar edhe Fortuna Duesseldorf.

Gjasula këtë edicion ka vendosur rekord në Bundesligën gjermane, duke u ndëshkuar plotë 17 herë me kartonë të verdhë.