Humb jetën një person në vendin e punës në Mitrovicë

Një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda që kishte marrë në vendin e tij të punës në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mirovicës, Avni Zahiti, i cili tha se viktima ka ndërruar jetë pas disa orësh në QKUK.

“Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 16:00, në Mitrovicë ku në vendin e punës aksidentalisht viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, si pasojë disa orë më pas nga QKUK është raportuar se viktima ka vdekur”, ka thënë Zahiti.

Zahiti ka theksuar se rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.