Në Infektivë po trajtohen 96 të prekur me COVID-19, 5 në gjendje kritike

Në Kininën Infektive janë duke u trajtuar 96 pacientë me koronavirus. Ku 60 për qind, prej të cilëve janë me oksigjenoterapi.

Drejtoresha e Klinikës Infektive Lindita Ajazaj-Berisha, deklaroi se pesë nga pacientët janë në gjendje kritike.

Këto komente ajo i bëri kur bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj prezantuan 50 profesionistëve shëndetësorë.