Historia që ndryshoi jetën e Kiah Twisselman ka frymëzuar shumë të tjerë. Kiah, e cila vjen nga San Luis Obispo, California, që kur ishte fëmijë vuante nga mbipesha. Por me kalimin e viteve, kur u rrit, e kuptoi se shëndeti i tepërt do të thoshte probleme me diabetin dhe zemrën. Nuk ia kishte idenë se çfarë të bënte për të rënë në peshë. Ajo ndoqi shumë dieta, por pa asnjë rezultat.
Pas shumë vitesh me këto dieta të dështuara, ajo më në fund arriti të heqë 59 kilogramë, për një vit. Dhe e bëri këtë duke ndryshuar 5 zakone të përditshme të jetës së saj.
Ja cilat janë!
Zgjohuni një orë më parë se zakonisht dhe kushtojani atë kohë, vetes!
Sigurohuni që ta lëvizni trupin për të paktën 30 minuta!
Hiqni dorë nga çdo vakt që nuk është i dobishëm për trupin tuaj!
Pini gjysmë grami ujë, për çdo kile që peshoni!
Shkruani 10 gjërat për të cilat jeni mirënjohës!
“Këto zakone të thjeshta më ndihmuan të krijoja një bazë më të fortë dhe të shëndetshme të stilit të jetesës.”, thotë Kiah.
Ajo ia doli t’i heqë kilet e tepërta vetëm duke ndjekur zakonet e saj të reja. Tani ajo ndihmon të tjerët ta kuptojnë dhe ndjekin atë. Kiah u bë instruktore dhe një nga mësimet e saj është që ju nuk duhet të jeni të paduruar, dhe të prisni për të parë rezultatet.