Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se pas tubimit të 12 qershorit të Lëvizjes Vetëvendosje ka nisur të rritet numri i të infektuarve me koronavirus.
Ai pastaj ka akuzuar deputetët e VV-së se po rezistojnë të testohen, njofton Klan Kosova.
“Pse po ikni nga testet?”, është shprehur Zemaj.
“Shkoni me radhë bëjeni testin!”.
“Sytë po të tregojnë se ke simptoma”, i është drejtuar ai njërit prej deputetëve të VV-së.
Ai ka thënë se rrastet kanë nisur të shënojnë rritje pas fazave të hapjes të Qeverisë Kurti.