Edhe deputeti Frashër Demaj i LDK-së, infektohet me COVID-19

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Frashër Demaj, ka njoftuar se është infektuar me COVID-19.

Demaj ka thënë se pavarësisht se ai është munduar të jetë i kujdesshëm, prapë është prekurnga virusi. Demaj ka thënë se nga dita e premte është vetizoluar.

“Nga e premtja jam vetizoluar në shtëpi dhe po ndjek rekomandimet e mjekëve. Diana dhe Drini tani për tani janë mire”.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë COVID-19 e deri më tani në Kosovë me virus janë infektuar 4 mijë e 931 persona, 2 mijë e 267 prej të infektuarve janë shëruar kurse janë regjistruar edhe 102 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje tjera shoqëruese.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se raste aktive në vendin tonë janë 2 mijë e 562.