Albena Reshitaj infektohet me koronavirus

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj ka njoftuar se është infektuar me virusin COVID-19.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se simptomat kanë filluar të shfaqen pas seancës së Kuvendit që u mbajt të premten.

“Pas seancës së ditës së Premte, konkretisht prej të Shtunës së këtij vikendi kanë filluar të më shfaqen disa simptoma që lidhen me infeksionin me Covid-19 dhe pastaj iu kam nënshtruar testit ku kam rezultuar pozitiv. Deri në testimin tjetër pas një kohe të përcaktuar sipas protokollit unë do të qëndroj e izoluar në shtëpi”, ka shkruar Reshitaj.