Ish-deputeti dhe biznesmeni i njohur kosovar, Ramiz Kelmendi, ka dalë me disa rekomandime para se institucionet përgjegjëse të marrin ndonjë vendim lidhur me masat shtesë për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19.
Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme e tipit të luftimit me Pandemi dallon nga ato të luftës dhe katastrofave natyrore.
“Pas shpalljes së çfarëdo mase shtesë që rezulton me moszbatim, atëherë, do jetë dështim si Institucione vendimmarrëse dhe vendimzbatuese. Do jetë dështim edhe qytetarë edhe nga pjekuria jonë morale, individuale, kolektive, politike e të tjerë. Nuk kemi të drejtë për çfarëdo arsye të bartim dhe infektojmë asnjë qytetarë dhe familjarë qoftë i ri apo i moshuar me sëmundje apa pa të. Kjo sepse, po bëhemi vrasës”, ka shkruar Kelmendi.
Postimi i plotë i Kelmendit:
“Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme e tipit të luftimit me Pandemi dallon nga ato të Luftës dhe Katastrofave natyrore
Këto janë më të lehta të menaxhueshme por për këtë është shkalla më e lartë e vendimit Institucional.
Duke pasur parasysh masat e kaluara dhe implementimin e vështirësuar të tyre për shumë shkaqe, kemi vërejtur kolektivisht se,
1. Qytetarët në masë të madhe ende nuk besojnë se është i vërtet virusi – nuk ka pamje vizuele faktike që do të nxisë kujdesin qytetarë.
2. Qytetarët po bazohen se virusi nuk shkakton dëme të caktuara shëndetësore, është i tejkalueshëm, po pësojnë të moshuarit me sëmundjetë tjera percjellëse, e kështu me radhë.
3. Gjatë takimeve të ndryshme po lirohen nga masat mbrojtëse për të pirë kafenë, për të ngrënë ushqime apo për ta ndezur një cigare dhe nga shoqëruesi nuk po vërehet asnjë simptomë e theksuar.
4. Qytetarët kur po qëndrojnë në hapësira largë rrugëve kryesore dhe shesheve, po lirohen edhe nga gjobat. Edhe kur po qëndrojnë në lagje, rrethe familjare, po mendojnë se virusi nuk është i ftuar në këto ambiente.
Duke qenë dëshmitarë të të gjitha këtyre dukurive dhe duke i parë masat që jane nxjerrë me vendime të prera, del se implementimi i tyre nuk po gjenë mbështetje qytetare të mjaftueshme dhe vet rritja rapide e numrit të të infektuarve dhe vdekjeve vërteton këtë fakt shqetësues, andaj, secila masë tjetër që është e domosdoshme dhe duhet të mirret me çfarëdo emërtimi qoftë, nevojitet të shoqërohet me respektim publik hierarkik.
a) Çdo institucion vendimmarrës Ekzekutiv, lider institucional, politik apo pjesë e tij, të kuptojë e të besojë në Virus, beson në imunitetin personal apo jo, duhet ta vetërespektojë si shembull dhe ta implementojë vendimin me përpikëri.
b) Çdo qytetarë me të njejtat epitete të cekura duhet vetërespektuarë dhe insistuar në zbatimin e masave sipas vendimit.
Pas shpalljes së çfarëdo mase shtesë që rezulton me moszbatim, atëherë, do jetë dështim si Institucione vendimmarrëse dhe vendimzbatuese. Do jetë dështim edhe qytetarë edhe nga pjekuria jonë morale, individuale, kolektive, politike e të tjerë. Nuk kemi të drejtë për çfarëdo arsye të bartim dhe infektojmë asnjë qytetarë dhe familjarë qoftë i ri apo i moshuar me sëmundje apa pa të. Kjo sepse, po bëhemi vrasës.
Nëse mendohet se qytetari është para Ekonomisë, edhe unë them Po, por, jo asnjëherë dhe me asnjë të drejtë, duke lejouar që ta dëmtojmë ekonominë e pastaj të futemi në borxhe publike për sanime të miliardave të humbura, kure e dijmë se me vlerën e sanimit kishim mundësi ndërtimi, Termoelektranen shumë të nevojshme për zhvillim ekonomik.
Qytetarët janë për të bashkëpunuar por edhe Institucuonet për ti rekomaduar e detyruar sipas ligjit”, (sic.), ka shkruar Kelmendi.