Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, gjatë 24 orëve të kaluara në Shtetet e Bashkuara janë regjistruar 61,352 raste të reja të koronavirusit.
Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i personave të prekur nga virusi i ri shkoi në 3,245,925 persona, që paraqet shifrën bindshëm më të madhe në botë në krahasim me shtetet e tjera.
Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 685 të vdekur dhe numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes Covid-19 shkoi në 134,777, që është gjithashtu numri më i madh në botë.
Në këto raste përfshihen të dhënat nga 50 shtete, Distrikti i Kolumbisë dhe rastet e personave të riatdhesuar, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.
Presidenti amerikan, Donald Trump, vazhdimisht është përpjekur ta nënvlerësojë ndikimin e pandemisë dhe ka kërkuar rihapje të ekonomisë.
Sidoqoftë, ai për herë të parë u pa me maskë gjatë vizitës që ia bëri një spitali ushtarak, ku u takua me ushtarë të plagosur dhe punëtorë të kujdesit shëndetësor.