203 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Sërish ka pasur numër të lartë të rasteve të reja me koronavirus në Kosovë. Vetëm të shtunën janë regjistruar 203 raste të reja, ndërsa katër persona kanë vdekur duke e çuar shifrën e të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë në 101.

203 rastet pozitive kanë rezultuar nga testimi i 419 mostrave.

Komuna e Prishtinës i prin edhe një herë listës së rasteve të reja. Të shtunën në kryeqytet u regjistruan 75 raste pozitive. Pas Prishtinës vijnë komuna e Gjilanit me 28 raste, pasuar nga Ferizaj 21 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Lipjan 11 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Prizren dhe Shtërpce.

Me 203 rastet e reja numri i përgjithshëm i rasteve pozitive ka arritur në 4715. Të shtunën janë shëruar edhe 71 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 2227. 

Numri i rasteve aktive është 2387.