Maskat më të nevojshme se kurrë. Ja si t’i qepni në kushte shtëpie!

Tani më shumë se kurrë, Organizata Botërore e Shëndetit këshillon që të gjithë të vendosim maskë kur dalim në publik. Maskat kirurgjikale, apo ato që i blini në dyqane, duhet t’i përdorini. Por nëse nuk doni të harxhoni shumë para, mund t’i bëni edhe vetë. Por jo të gjitha maskat që qepni janë efektive për t’ju mbrojtur nga koronavirusi. Hulumtimet kanë treguar se maskat duhet të jenë me endje të trashë dhe të ngushtë në mënyrë që të bllokohet hyrja e grimcave virale në hundë dhe gojë. Pas testimit të maskave të bëra me një shumëllojshmëri të pëlhurave të ndryshme, studiuesit zbuluan se maskat më efektive janë bërë me një pambuk me të paktën 180 fije. Gjithashtu është shumë e rëndësishme që të dini si të qepni, që maska të punohet mirë që të jetë efektive. Maskat e qepura mund të përdoren shumë herë, nëse i lani. Mënyra më e mirë për t’i larë sipas Qendrës për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Infektive, në SHBA (CDC) është në lavatriçe me ujë të nxehtë, ilaç të mirë dhe proces të gjatë.

Maskat më të nevojshme se kurrë. Ja si t'i  qepni në

Atëherë, si ta qepni vetë një maskë? Çfarë ju duhet?

Disa copa pambuku, 25cm x 15cm secila. Sigurohuni të keni mjaftueshëm që të krijoni disa shtresa. Rekomandohen të përdoren tri lloje copash: rezistente ndaj ujit për shtresën e jashtme, e përzier për shtresën e mesme dhe një copë pambuku që thith ujin për brenda. Ju duhet një makinë qepëse. Ose një gjilpërë dhe fije. Disa fije elastike, për të bërë që maska të qëndrojë pas fytyrës.

Po mirë ja pajisjet i kam? Po si ta bëj?

1- Të tria copat prijini në drejtkëndësha 25×15 cm

2.Vendosini ato në rendin e duhur dhe palosni njërin cep të anës së gjatë për të krijuar një shtresë 1 cm

3.Qepni anën e gjatë që keni palosur. Këtë përsëriteni për dy ose tre cepat e kundërt të anës së gjatë.

4.Përthyeni anët e shkurtra dhe qepini, duke lënë një hapësirë, për të futur fijet elastike.

5. Drejtojeni fijen elastike dhe futeni te hapësira që keni qepur.

6.Lidhini fort cepat e fijeve. Nëse e përfunduat, mund ta vendosni rehat, pastaj mos harroni ta lani pasi e keni vënë.