Isa Mustafa rezulton pozitiv me koronavirus

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, sot ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Mustafa ka thënë se nuk ndjen ndonjë shqetësim përveq një plogështie.

Ai njoftoi se do të jetë i izoluar tanimë.

Postimi:

Të nderuar miq
Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19.
Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur.
Ditet në vijim to të jem i izoluar.
Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal! IM