Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se është e turpshme që po bllokohet ligji anti-COVID-19.
“8 persona vdiqën vetëm dje për shkak të #covid19. Megjithatë, Qeveria e KS dhe shumica e partive të koalicionit po bllokojnë miratimin e ligjit anti-covid, i cili do të mundësonte zbatimin e duhur dhe të ligjshëm të masave anticovative. E turpshme!”, ka shkruar Osmani në “Twitter”.