Drejtori i stacionit të autobusëve në Prishtinë me COVID-19, sot priten të testohen edhe 15 punëtorë

Rreth 15 punëtor të stacionit të autobusëve në Prishtinë priten të testohen sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publikë të Kosovës (IKSHPK) nën dyshimin e infektimit me virusin COVID-19.

Kështu tha drejtori i stacionit të autobusëve në Prishtinë, Luan Hoti i cili ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Hoti tha se është duke u ndjerë mirë për momentin dhe se është duke përdorur terapi të rekomanduar nga mjekët, mirëpo siç tha ai edhe bashkëshortja e tij ka rezultuar pozitiv, përcjell Telegrafi.

“Një pse e stafit të administratë do të shkojnë të bëjnë testin në IKSHPK. Jemi duke i marr të gjitha masat që të bëjmë identifikimin. Rreth 15 kolegëve të mi sot do t’ju filloj testimi. Jam mirë për momentin, jam në terapi sipas institucioneve shëndetësore, me paracetamol, vitamin C dhe anitibiotik. Të premten kam pas probleme me fyt kam menduar që është për faj të klimës. Të shtunën dhe të dielën kam qenë në pushim në Shqipëri. Të dielën edhe bashkëshortes time iu paraqiten simptoma të njëjta. Pasi kolegët e bashkëshortes ishin diagnostifikuar pozitiv me këtë virus, atëherë vendosëm të ktheheshim nga Shqipëria dhe shkuam tek doktori. Pasi bëmë testin dolëm pozitiv të dy”, tregoi Hoti.

Ai theksoi se fatkeqësisht njerëzit janë të vetëdijshëm që janë të prekur me koronavirus dhe nuk tregojnë.