Një 17-vjeçar ka vdekur në aksident trafiku, në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, mëngjesin e së premtes.
Zyra për Informim e Policisë në Mitrovicë ka bërë të ditur se ai ishte drejtues i automjetit që në fshatin Shupkovc ka dalur jashtë rrugës dhe është rrokullisur poshtë urës, duke u kapluar nga zjarri. Me të ishte edhe një pasagjer, që ka arritur të dalë nga vetura dhe është jashtë rrezikut për jetë.
“Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur pasi që drejtuesi i automjetit nuk e ka përshtat shpejtësinë e lëvizjes se automjetit kushteve dhe fushëpamjes së rrugës, ku dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, ka dal jashtë rruge dhe rrokulliset poshtë urës, ku me pas automjeti ishte përfshirë nga zjarri”, shkruhet në njoftimin e Policisë, transmeton KOHA.
Policia ka bërë të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.