Brenda 24 orëve 8 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

Edhe tetë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në Kosovë, duke çuar në 94 numrin total të viktimave.

“Numri total i rasteve pozitive është 4.307  raste nga 26.916 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 94 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, njofton IKSHPK.

E një natë më parë numri i viktimave nënga Covid-19 ishte 4.

IKSHPK, njofton edhe për 207 raste të reja pozitive dhe 32 pacientë të shëruar.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.095 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.118.