Për numrin e madh të rasteve me Covid-19 në komunën e Prishtinës, Ministri i Shëndetësisë kosovare, Armend Zemaj ka fajsuar Lëvizjen Vetëvendosje. Zemaj nga foltorja e Kuvendit është shprehur se nga tubimi I 12 qershorit të cilin e pati organizuar VV-ja, në kryeqytet janë rritur frikshëm rastet me Covid-19.
Ka thënë se në total në Prishtinë janë 1 mijë e 75 raste active me Covid-19. Ndërkohë 10 eprsona tashmë kanë ndërruar jetë.
“COVIDI iu prekë dhe juve dhe këtë është dashur që ta keni parasysh edhe me datë 12 qershor. Po ju tregoj se cka ka ba Covid pas datës 10 qershor. Total i kemi 1075 raste në Prishtinë. Të shëruar janë 284, 10 të vdekur, dhe 826 janë aktiv. Kjo është papërgjegjësi e juaja që i keni nxjerë ata njërës, nuk e keni respektu distancën. Kjo është përgjegjësi morale e të gjithë juve”, ka thënë Zemaj nga foltorja e Kuvendit.
E Zemaj është deklaruar edhe për vdekjet e dyshimta që ndodhën në Klinikën Infektive gjatë ditës së shtunë dhe të dielë të javës që e lam pas. Zemaj ka treguar se hetimet për këtë punë po i vazhdon Prokuroria e Shtetit.
Ai tha se deri tani Inspektorati Shëndetësor nuk ka gjetur ndonjë vërejtje në aparaturat e asnjë klinikë në QKUK dhe asnjë përjashtim profesional atë ditë.
“Kualifikimi deri në vrasje është papërgjegjësi totale. Fyerje për familjet dhe pafytyrësi politike e adresimit të një qasje të tillë. Mjekimi intensiv në Infektivë furnizohet me oksigjen nga sistemi qendror, me të cilin furnizohen me oksigjen edhe në disa klinika të tjera. Me të cilat sipas Inspetoriatit Shëndetësor nuk ka vërejtje për furnizim apo ndalje të oksigjenit”, ka thënë Zemaj.