Katër raste të reja të vdekjeve nga koronavirusi

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK),  ka publikuar raportin 24 orësh të rasteve të reja me koronavirus, ku janë konfirmuar 214 persona të infektuar.

Po ashtu IKSHPK ka bërë të ditur së është rritur edhe nuri i personave të vdekur.

“Numri total i rasteve pozitive është 4.100 raste nga 26.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 86 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, sot janë shëruar 80 pacientë nga COVID-19.