Ndeshja mes Gjilanit dhe Prishtinës, që ishte edhe derbi i kësaj jave, u mbyll me fitoren e gjilanasve me rezultat 2-1.
Ndeshja kishte një moment diskutabil, kur në minutën e 47-të të takimit gjyqtari Kreshnik Vula përjashtoi portierin Visar Bekaj.
Prishtina kishte pretendimet e saj, duke mos besuar që portieri i tyre u përjashtua nga një goditje dënimi e tillë.
Pas ndeshjes u krijua një tollovi e madhe, ndërsa Policia e Kosovës, spërkati me sprej lotsjellës trajnerin e Prishtinës, Armend Dallku.
Ky i fundit duke mos munduar as të flas mirë tha se kjo që ndodhi ishte turp, duke e fajësuar direkt FFK-në.
“Është turp nga më i madhi atje lart. Është turp të luhet me djersën e lojtarëve”, tha Dallku për Super Sport Kosova. /Telegrafi/