Koronavirusi goditi sektorin e sigurimeve, shitja e polisave bien për 21.5%

Pandemia COVID-19 ka goditur shumë biznese, duke ndikuar në ndërprerjen dhe rënien e aktivitetit në shumë sektorë të ekonomisë.

E në mesin e sektorëve të cilët janë goditur më së shumti është dhe sektori i sigurimeve, pasi numri i plisave të sigurimit ka rënën për 28 mijë copë më pak të shitura krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019.

Se sektori i sigurimeve është goditur nga koronavirusi, e ka konfimruar edhe Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”.

“Sektori i sigurimeve gjithashtu ka qenë i ndikuar nga pandemia Covid-19, meqë gjatë pandemisë kishte rënie të shitjes se policave të sigurimit. Në 4 muajt e parë të vitit 2020 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 numri i policave të sigurimit kishte rënie për afro 28 mijë, nga 131 mijë në 103 mijë apo 21.5 për qind më pak”, ka thënë guvernatori Mehmeti.

Se industria e sigurimeve është goditur rënd nga pandemia e kanë thënë në vazhdimësi edhe në Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës.