Presidenti Thaçi kërkon zbardhjen e rastit të vëllezërve Bytyqi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kujtuar tre dëshmorët e ‘’Batalionit Atlantiku’’, Agron, Yll e Mehmet Bytyqi në 21 vjetorin e vrasjes së tyre nga strukturat serbe.

Thaçi shprehet se edhe pas kaq kohe, kryesit e këtyre vrasjeve ende nuk janë ballafaquar me drejtësinë.

”Edhe pse u bënë 21 vjet nga vrasja makabre e vëllezërve Bytyqi: Yllit, Agronit dhe Mehmetit, nga strukturat e Serbisë, kryesit e këtyre vrasjeve ende nuk janë ballafaquar me drejtësinë. Serbia jo vetëm që nuk i ka dënuar përgjegjësit e këtij krimi, por ata i ka privilegjuar, duke i vënë në struktura udhëheqëse të shtetit serb. Të gjitha krimet monstruoze mbi popullsinë shqiptare u planifikuan dhe u ekzekutuan nga shteti i Serbisë. HTH”