Ndeshja tjetër interesante që zhvillohet sot në kuadër të javës së 29-të të Superligës në futboll është ajo në Suharekë, ku skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi, Ballkani është nikoqire e Llapit.
Ballkani do mundohet t’i merr tri pikë nga ky duel duke u munduar ta shfrytëzoj rezultatin e takimit Gjilani – Prishtina dhe për të qëndruar në hap me kreun e kampionatit.
Në anën tjetër, Llapi vjen pas humbjes së madhe në shtëpi nga Drita, dhe nuk e ka të sigurtë mbijetesën pasi që është vetëm 5 pikë larg zonës së kuqe.
Ndeshja në fjalë fillon nga ora 17:00.