Janë konfirmuar në Kosovë, edhe 183 raste të reja me koronavirus.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se rastet e reja vijnë nga Komunat: Prishtinë, Gjilan, Pejë, Vushtrri, Fushë Kosovë, Lipjan, Mitrovicë, Skënderaj, Ferizaj, Prizren, Drenas, Podujevë, Kamenicë, Rahovec, Viti, Istog, Graçanicë, Zubin Potok, Dragash, Malishevë.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 73 raste, komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Pejës 13 raste, komuna e Vushtrrisë 11 raste, komuna e Fushë Kosovës 10 raste, komuna e Lipjanit 10 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Skenderajt 6 raste, komuna e Ferizajt 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Drenasit 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Kamenicës 3 raste, me nga 2 raste komunat: Rahovecit, Viti, Istog, Graçanicë dhe me nga 1 rast komunat: Zubin Potok, Dragash dhe Malishevë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.