Haziri për masat anti-koronavirus: Qeveria po punon në panik

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë të ditur se në këtë komunë janë infektuar 210 persona me koronavirus.

Haziri se katër prej tyre kanë vdekur, derisa 143 të tjerë janë shëruar.

Momentalisht në këtë komunë ka 63 raste aktive, derisa Haziri ka bërë të ditur se janë duke hulumtuar edhe burimet e rasteve tjera.

Ai ka thënë se qeveria në krye me Avdullah Hotin ka marrë vendime antikushtetuese dhe në panik.

“Ora policore në mënyrë selektive dhe antikushtetuese, mbyllja e gastronomisë në tanë territorin e Kosovës, moslejimi i dasmave dhe ahengjeve me më shume se 50 persona, janë vendime në panik. Qeveria nuk guxon me vendos në mënyrë të tillë. IKSHP dhe Qeveria duhet te ecin me masa që fillon me një koordinim ndër-institucional më të mirë. Mundemi me i identifiku burimet e infeksioneve dhe me ngulfat përhapjen. Por, vetëm koordinim më i mirë, ndarje e drejtë e përgjegjesive dhe mbikëqyrje rigoroze”.