Kryeministri Avdullah Hoti ka folur rreth takimit të tij me presidentin francez Emmanuel Macron në Paris. Thotë se ndihet i nderuar nga pritja që iu bë në Pallatin Elysee dhe se Macron iu zotua se Franca përkrah Kosovën.
“Shumë i nderuar me pritjen nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Raportet e Kosovës me Francën janë të shkëlqyeshme dhe ne jemi falënderues për përkrahjen e saj. Përpektiva e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është e vetmja mundësi për paqe, stabilitet dhe prosperitet në këtë pjesë të Evropës” , ka shkruar Hoti në Twitter.
“Franca zotohet se do të vazhdojë ta përkrah Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë, i cili duhet të çojë në njohje të dyanshme dhe normalizim të raporteve” , thuhet në postimin e tij.
Much honored by the reception from the President of 🇫🇷, @EmmanuelMacron. 🇽🇰relations with 🇫🇷 are excellent and we are grateful for their support. Western Balkans perspective in the #EU is the only opportunity for peace, stability and prosperity in this part of #Europe. (1/2)
— Avdullah Hoti (@Avdullah) July 7, 2020