1678 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se aktualisht raste aktive me coronavirus janë 1,678.

IKSHPK njoftoi mbrëmë edhe për katër persona të vdekur nga coronavirusi, kurse nga 429  mostra të testimeve të kryera 195 persona kanë rezultuar pozitivë me këtë virus, kurse janë shëruar 44 pacientë.

Sipas IKSHPK, katër viktimat e së hënës e çojnë në 79 numrin e deritashëm të personave që kanë humbur jetën nga COVID-1 9 në Kosovë.

IKSHPK theksoi se  numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 3,703 raste nga 25,674 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

“Sot më 06 korrik 2020, janë shëruar 44 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.946 raste, kurse raste aktive 1.678”.