Mbi 11 milionë të infektuar dhe mbi 6.5 milionë të shëruar nga koronavirusi në botë

Koronavirusi po vazhdon ende të prek shumë njerëz në mbarë botën.

Sipas WorldMeters në botë zyrtarisht 11,564,185 njerëz janë të infektuar me Covid-19, 536,893 viktima si dhe janë shëruar 6,538,868 pacientë, njofton Klan Kosova

Shtetet e Bashkuara të Amerikës prijnë me numrin e të infektuarve kur numri i përgjithshëm është 2,982,928 teksa kanë vdekur 132,569 persona si dhe janë shëruar 1,289,564 pacientë.

Brazili radhitet në vendin e dytë me 1,604,585 të infektuar, 64,900 të vdekur dhe janë shëruar 978,615 persona.

Në vendin e tretë është India me 698,233 të prekur, kanë vdekur 19,703 njerëz si dhe janë shëruar 424,928.

Kujtojmë se virusi korona për herë të parë u përhap në Wuhan të Kinës dhjetorin e vitit të kaluar, teksa deri tash është përhapur në mbi 188 vende të botës – ku rajonet më të goditura janë Amerika dhe Evropa.