Masat e reja të cilat janë paralajmëruar sot nga Qeveria e Kosovës, do të hyjnë në fuqi nga dita e hënë 6 korrik.
Kështu ka bërë të ditur kryeministri Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook.
“Masat e reja kundër COVID-19 hyjnë në fuqi të hënën, 6 korrik 2020”, ka shkruar Hoti.
Kryeministri sot pas takimit me drejtuesit e institucioneve shëndetësore në një konferencë për media, ka prezantuar disa nga masat e reja pas rritjes së rasteve dhe viktima me koronavirus në Kosovë.
Qytetarët e Komunës së Prishtinës, Prizrenit, Ferizajt dhe Vushtrrisë duke filluar nga sot në ora 21:00 nuk do të lejohen të lëvizin deri në ora 05:00 të mëngjesit, shkruan Gazeta Stop.
Në mesin e këtyre masave do të jetë edhe mbyllja e bizneseve nga ora 21:00 e mbrëmjes e deri në 5 të mëngjesit.