Ka shkuar në 58 raste të vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK).
Nga të gjitha vdekjet sipas institutit përveç koroavirusit, pacientët kanë pasur edhe sëmundje të tjera.
“Numri total i rasteve pozitive 3.178 raste nga 24.575 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 58 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, sipas njoftimit.
Të enjten mbrëma, IKSHPK-ja kishte bërë të ditur për 55 raste të vdekjes.
Ndërkohë, sa i përket rasteve të reja, 114 janë konfirmuar të premten.