Tre muaj pasi u shërua, infektohet sërish me koronavirus një person nga Prishtina: Kujdesuni për veten, virusi po u kthejka

I riu nga Prishtina, Petrit Bylykbashi, është infektuar sërish me koronavirus, tre muaj pasi ishte shëruar plotësisht.

Bylykbashi përmes një postimi në Facebook ka thënë se kësaj here virusi i është kthyer shumë më agresiv dhe se po sulmon aty ku ka dëmtuar herën e parë, direkt në mushkëri.

“Mbas 4 diteve ren te rishfaqjes se simptomave dhe nje konsulte/percjellje te gjendjes disa oreshe maratonike bashk me Naser Ramadanin vendosem qe une me u ritestu per Covid19, fatekeqesisht rezultova Pozitiv ne SARS-CoV-2 perseri, virusi mu kthy afersisht 3 muaj mbas sherimit dhe kesaj here shume me agresiv, po sulmon aty ku ka demtu heren e pare, direkt ne mushkeri”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Më tej, Bylykbashi është shprehur se pasi ishte shëruar nga COVID-19, i bindur se nuk do të infektohej sërish, nuk është mbrojtur aspak dhe se ka pasur kontakt me njerëz të infektuar.

Postimi i plotë i Petrit Bylykbashit:

Ky virus i cuditshem!

Mbas 4 diteve ren te rishfaqjes se simptomave dhe nje konsulte/percjellje te gjendjes disa oreshe maratonike bashk me Naser Ramadanin vendosem qe une me u ritestu per Covid19, fatekeqesisht rezultova Pozitiv ne SARS-CoV-2 perseri, virusi mu kthy afersisht 3 muaj mbas sherimit dhe kesaj here shume me agresiv, po sulmon aty ku ka demtu heren e pare, direkt ne mushkeri.

Te jem real, duke qen i bindur plotesisht qe nuk kthehet virusi, nuk jam rujt as per nje moment te vetem dhe kontakt me njerz te infekuar kam pas ne shume raste.

Heren e pare fatemiresisht nuk eshte infektu askush nga une, po uroj qe kjo e njejta me ndodh edhe kete here, une prap nga sot jam i veteizoluar per aq kohe sa te eshte e nevojshme.

Kujdesuni per veten, virusi po u kthejka.